Kosovë/ Dyshohen për krime lufte, arrestohen 9 persona në Zubin Potok
Nëntë persona janë arrestuar në Zubin-Potok, pasi dyshohen për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë. Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit nga Policia e Kosovës dhe është koduar “Dosja 23”. Arrestimet janë kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me njësitë e tjera të specializuara dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale. Sipas autoriteteve, të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Hetimi lidhet me rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve të Mitrovicës”, që përfshin 23 persona të zhdukur gjatë vitit 1999. Në fund të korrikut, në Kalludër dhe Jabukë nisën gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore, të cilat përfunduan më 21 gusht. Gjatë tyre u gjetën mbetje që dyshohet...
Burimi:
kohajone.com