Kosova vazhdon të shkëlqejë në Kampionatin Ballkanik në Turqi, fiton edhe dy medalje të bronzta

Kosova vazhdon të shkëlqejë në Kampionatin Ballkanik në Turqi, fiton edhe dy medalje të bronzta

Sportistët kosovarë po vazhdojnë paraqitjet e suksesshme në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Turqi, duke i sjellë vendit edhe dy medalje të tjera. Krenar Ismajli dhe Alea Kelmendi kanë fituar medalje të bronzta, duke e çuar më tej bilancin e sukseseve të Kosovës në këtë garë. Një ditë më parë, Kosova siguroi tri medalje të tjera përmes Emira Madedoncit, Prijam Gashit dhe Amar Dakut. Me këto rezultate, sportistët kosovarë po dëshmojnë talentin dhe përkushtimin e tyre, duke përfaqësuar me sukses vendin në arenën ballkanike./KultPlus.com