Kosova synon avancimin e transformimit digjital dhe inteligjencës artificiale
Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, po merr pjesë në Global AI and Digital Summit 2026, të organizuar nga Banka Botërore, i cili ka nisur sot në Seul të Republikës së Koresë. Në ditën e parë të samitit, Jagxhiu mori pjesë në Takimin Ministror për Inteligjencën Artificiale dhe Digjitalizimin, ku ishin të përfaqësuara 59 shtete. Takimi u kryesua nga Bae Kyung-Hoon, zëvendëskryeministër dhe ministër i Shkencës dhe TIK-ut i Republikës së Koresë, si dhe Sangbu Kim, zëvendëspresident për Digjitalizimin dhe Inteligjencën Artificiale në Grupin e Bankës Botërore. Gjatë takimit, ministri Jagxhiu prezantoi agjendën dhe objektivat e Republikës së Kosovës në fushën e transformimit digjital, me theks të veçantë në modernizimin e administratës publike, zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe integrimin e inteligjencës artificiale në...
Burimi:
kultplus.com