Kosova pret Irlandën, trajneri Foda konfirmon në konferencë dy mungesa dhe zbulon emrin e kapitenit të ri të skuadrës

Kosova pret Irlandën, trajneri Foda konfirmon në konferencë dy mungesa dhe zbulon emrin e kapitenit të ri të skuadrës

Kosova do të nisë mbrëmjen e së enjtes rrugëtimin e saj në Nations League me ndeshjen ndaj Irlandës. Trajneri i Dardanëve, Franco Foda doli në një konferencë për shtyp dhe paralajmëroi se mund të ketë ndryshime në formacion në këtë përballje ndërkohë që konfirmoi se do të ketë dy mungesa; ato të Florent Muslijas dhe Elvis Rexhbeçaj. ‘Mund të ketë ndonjë ndryshim pasi Muslija mungon për shkak të një dëmtimi, ashtu sikurse edhe Rexhbeçaj-tha Foda-Kemi 27 lojtarë të grumbulluar dhe në dispozicion. Në futboll ndodh që të ketë dëmtime dhe mungesa.Këto mungesa mund të jenë një mundësi për lojtarët e rinj që duhet ta tregojnë veten dhe t’i dëshmojnë aftësitë e tyre’. Trajneri gjerman më pas foli edhe për talentin e Bayernit të Mynihut, Erblin...