Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Kosova përmbys Ishujt Komoros, tripletë e Rrahmanit në fitoren e dardanëve
Kosova ka përmbyllur me sukses të dyja testet e saj miqësore. Pas fitores kundër Armenisë, dardanët kanë përmbysur me shifrat 4-2 Ishujt Komoros. Kombëtarja afrikane kaloi e para në epërsi me anë të golit të shënuar nga Bukari në minutën e 12 të takimit. Por kundërpërgjigja e dardanëve nuk vonoi. Albion Rrahmani tundi rrjetën në minutën e 19 dhe e dërgoi ndeshjen sërish në baraspeshë. Në pjesën e dytë ishte po ai, i cili përmbysi takimit me dy golat e shënuar përkatësisht në minutat 59 dhe 79. Saidi ngushtoi diferencat në minutën e 84-t, por Fisnik Asllani fiksoi shifrat përfundimtare...