Kosova përballet sërish me Estoninë në hendboll, ndeshja zhvillohet sot në Prishtinë
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave sot zhvillon ndeshjen e dytë ndaj Estonisë, në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm. Pas fitores bindëse në përballjen e parë me rezultat 39:22, hendbollistet kosovare synojnë të shënojnë një tjetër fitore dhe të vazhdojnë me paraqitje pozitive në këtë garë. Ndeshja zhvillohet sot, nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku Kosova do të kërkojë të konfirmojë epërsinë ndaj Estonisë dhe të bëjë një tjetër hap drejt synimit për kualifikim në Kampionatin Botëror. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com