Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike për të Rinj Dakar 2026

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike për të Rinj Dakar 2026

Me ceremoninë hapëse të mbajtur mbrëmë në stadiumin “Abdoulaye Wade” në Senegal, kanë nisur zyrtarisht Lojërat e katërta Olimpike për të Rinj Dakar 2026, të cilat do të zgjasin deri më 13 nëntor. Në parakalimin e delegacioneve pjesëmarrëse, flamurin e Kosovës e mbajti xhudistja Arba Hasanaj, duke përfaqësuar vendin në këtë ngjarje të rëndësishme sportive ndërkombëtare. Ceremonia u shoqërua me koreografi dhe performanca që ndërthurën elemente të traditës e kulturës senegaleze me frymën olimpike. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry. Lojërat Olimpike për të Rinj Dakar 2026 mbledhin sportistë të moshës 14 deri në 18 vjeç nga vende të ndryshme të botës. Kosova në këtë edicion përfaqësohet nga tri sportiste: xhudistja Arba Hasanaj, taekwondistja Shega Sejdiu dhe...