Kosova mjaftohet me një pikë ndaj Izraelit, mungon goli në “Fadil Vokrri”
14 Nëntor 2026 16:50 Telesport Kosova nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 0-0 ndaj Izraelit, në sfidën e luajtur në “Fadil Vokrri”, e vlefshme për Ligën e Kombeve, raundi i pestë. Dardanët e nisën vrullshëm, duke iu afruar golit që në minutën e 8-të, por goditja e Edon Zhegrovës, përfundoi ngjitur me shtyllën e majtë. Në minutën e 41-të, Milot Rashica kërcen lart për të goditur topin pas një goditjeje nga këndi dhe tenton ta dërgojë topin me kokë drejt portës, por godet vetëm traversën. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Në minutën e 67-të, Kosova mbetet me një lojtar më pak pas kartonit të dytë të verdhë të Veldin Hoxhës, i cili del nga fusha e lojës. Në minutën e 73-të, goditja e...
Burimi:
telesport.al