Liga e Kombeve: Shqipëria nis përgatitjet për “finalen” ndaj Bjellorusisë. Ja si është situata
14 Nëntor 2026 16:02 Telesport Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e sotme stërvitjen zyrtare në prag të ndeshjes ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për UEFA Nations League. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se 26 lojtarë u stërvitën normalisht, ndërsa Ernest Muçi zhvilloi disa ushtrime në palestër dhe nuk iu bashkua ekipit në fushë. Stafi mjekësor i Kombëtares vendosi ta lërë pushim si masë parandaluese, pas një goditjeje që lojtari mori në ndeshjen ndaj Finlandës. Pjesa tjetër e ekipit u fokusua te aspektet tekniko-taktike në prag të sfidës së nesërme, si edhe te provat e goditjeve standarde. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme ekipi do të udhëtojë drejt Budapestit. Trajneri Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën për shtyp,...
Burimi:
telesport.al