Kosova kërkon t’ia marrë Shqipërisë, sulmuesi shënon golin e gjashtë në Europë
Enis Rexhepi është një prej emrave që duhet ndjekur me shumë vëmendje në futbollin europian. Sulmuesi 18-vjeçar po kalon një periudhë fantastike me fanellën e Shtutgartit, duke konfirmuar potencialin e tij me paraqitje dhe shifra mbresëlënëse në arenën ndërkombëtare. Talenti shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në UEFA Youth League, këtë herë në përballjen ndaj Gallatasarait, e cila përfundoi në barazimin 2-2. Rexhepi ishte përsëri protagonist për skuadrën gjermane, duke regjistruar golin e tij të gjashtë në vetëm tri ndeshje në këtë kompeticion. Shifrat e tij janë vërtet mbresëlënëse. Në tri ndeshjet e zhvilluara në Youth League, sulmuesi ka realizuar gjashtë gola, duke treguar një instinkt të jashtëzakonshëm para portës dhe një vazhdimësi që rrallë shihet te futbollistët e kësaj moshe. Ajo që e...
Burimi:
gijotina.com