Kosova (Dardania) dhe Ukraina (Volhynia – Vllahinia)

Kosova (Dardania) dhe Ukraina (Volhynia – Vllahinia)

Abdulla Mehmeti Reflekse KOSOVA (DARDANIA) DHE UKRAINA (VOLHYNIA-VLLAHINIA) Mbi njëmijë vjet popullsia vendëse e Ukrainës i bëjnë lutjet ndaj Zotit në kishat dhe manastiret e veta para ikonave të shenjtorëve ilirë-dardanë, prej të cilëve i kanë mësuar fjalët e Zotit përmes Biblës së shenjtë, edhe në gjuhën e tyre, falë këtyre shenjtorëve. Nga themelimi dhe zgjerimi i Principatës së Moskovit në territoret e lashta të Ukrainës, banorët e këtij vendi janë helmuar disa shekuj me radhë nga propaganda rusomadhe, mes tjerash edhe që t’i urrejnë shqiptarët, kushërinjtë e hershëm të tyre ilirë-dardanë! Është koha që kjo e vërtetë t’i bëhet e ditur popullit ukrainas, këtij populli evropian të shtypur me shekuj nga mongolët-tartarët e stepave të Azisë, në emër të carizmit dhe bolshevizmit rusomadh, si...