Kos: Zgjerimi ecën përpara për Ukrainën, Moldavinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi
Bashkimi Evropian pritet të zhvillojë në ditët në vijim katër konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, pas vendimit të marrë nga shtetet anëtare. Lajmi u bë i ditur nga komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila e cilësoi këtë zhvillim si një shenjë të qartë se procesi i zgjerimit të BE-së po ecën përpara. Sipas Kos, kjo është hera e tretë që nga muaji qershor që Bashkimi Evropian zhvillon katër konferenca të tilla njëkohësisht. Ajo vlerësoi përparimin e vendeve kandidate, duke veçuar edhe vendosmërinë e Ukrainës për t’u bërë pjesë e unionit. Megjithatë, komisionerja theksoi se, përveç përparimit në reforma, një rëndësi të veçantë ka edhe përafrimi i vendeve kandidate me politikat dhe qëndrimet strategjike të BE-së, veçanërisht në fushën...
Burimi:
javanews.al