Korreshi: Harta e re po fut në sherr Lushnjen me Divajkën, ju ka zënë ferra sytë

Korreshi: Harta e re po fut në sherr Lushnjen me Divajkën, ju ka zënë ferra sytë

Debati për hartën e re territoriale është shoqëruar me kundërshtime edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i cili gjatë fjalës në Kuvend kritikoi propozimin për bashkimin e Divjakës me Lushnjën. Korreshi deklaroi se, sipas tij, ndryshimi nuk gëzon mbështetjen e banorëve dhe se propozimi ka krijuar përplasje mes komuniteteve. Ai e lidhi gjithashtu debatin për reformën territoriale me rezultatin zgjedhor të socialistit Ceno Klosi në Divjakë. “Ju keni futur edhe sharjen e urrejtjen mes lushnjarëve e Divjakës. Askush nuk e do këtë bashkim, përveç kryetares që i vente deti në derën e bashkisë”, tha Korreshi. Deputeti demokrat kundërshtoi edhe argumentin se riorganizimi territorial do të përmirësojë shërbimet për qytetarët. Ai ngriti kritika për menaxhimin e mbetjeve, territorit dhe infrastrukturës në zonë. “Pretendoni shërbime...