Koreja e Veriut paralajmëron SHBA-në: Armët bërthamore janë garanci absolute e sovranitetit tonë
Koreja e Veriut i ka dërguar një tjetër paralajmërim Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se nuk do të ndalë forcimin e arsenalit të saj bërthamor për sa kohë, sipas Phenianit, “politika armiqësore” e Washingtonit mbetet e pandryshuar. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, të transmetuar nga agjencia shtetërore KCNA, Pheniani i cilësoi armët bërthamore si një “garanci absolute” për sovranitetin e vendit. Autoritetet e Koresë së Veriut theksuan se kapacitetet e saj bërthamore do të vazhdojnë të forcohen, duke sinjalizuar se nuk ka ndërmend të ndryshojë kursin e saj strategjik. Në deklaratë, Koreja e Veriut argumentoi se nuk ka arsye për të pritur një de-përshkallëzim të tensioneve në rajon. Pheniani përsëriti se qëndrimi i tij ndaj Shteteve të Bashkuara mbetet i pandryshuar dhe e...
Burimi:
vizionplus.tv