Burimi:
Opinion.al

Korçë/ 53-vjeçarja denoncon në polici: Më është zhdukur vëllai
👁4559
Një 53-vjeçare në qytetin e Korçës ka denoncuar në polici humbjen e vëllait të saj.Sipas uniformave blu mësohet se ajo nuk ka kontaktuar me vëllain që prej datës 2 prill. Policia ndërkohë po punon për gjetjen e tij.“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka bërë kallëzim shtetasja K. A., 53 vjeçe, e cila kallëzon se në datën 02.04.2025 ka humbur kontaktet me vëllain e saj, shtetasin P. D., 49 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij“, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al