‘Koordinata’ kap mat 58-vjeçarin teksa kujdesej për bimët/ Kultivoi parcelën me hashash, arrestohet nga policia

‘Koordinata’ kap mat 58-vjeçarin teksa kujdesej për bimët/ Kultivoi parcelën me hashash, arrestohet nga policia

Pak pasi gjatë aksionit të koduar “Koordinata”, u gjetën 77 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara dhe u kap në flagrancë brenda parcelës autori i dyshuar. Një parcelë hashashi është zbuluar nga Policia e Mallakastrës orët e fundit gjatë një operacioni për monitorimin e territorit. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se i ndaluari është 58-vjeçari Kastriot Xhemalaj. Njoftimi i Policisë: “Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”....