Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Kontroll në orët e para të mëngjesit, policia mësyn në 14 banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në Elbasan
Me vendim të Gjykatës Prokuroria dhe policia e Elbasanit në orët e para të mëngjesit të së hënës kanë zhvilluar kontrolle në 14 banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në qytetin e Elbasanit. Kontrollet e prokurorisë në kuadër të hetimeve që po kryhen në këtë incenerator për “shpërdorim detyre”. Hetimet kanë nisur më shumë se 1 vit më parë për zjarrvënësve, teksa fusha e mbetjeve u përfshi nga flaket në vitin 2024, por duket se gjatë hetimeve prokuroria gjeti elemente të shpërdorimit të detyrës. Pritet të mësohet gjatë ditës për rezultatet e këtij aksioni. LAJMI DUKE U PERDITESUAR...