Kontrabandë në Kakavijë e Kapshticë, zbulohen mallra të padeklaruara me vlerë 4.1 milionë lekë

Kontrabandë në Kakavijë e Kapshticë, zbulohen mallra të padeklaruara me vlerë 4.1 milionë lekë

  FOTO NE PIKEN DOGANORE GJIROKASTËR/KORÇË- Kontrollet doganore në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës kanë zbuluar raste të dyshuara të shmangies së detyrimeve doganore, ndërsa në total detyrimet dhe penalitetet e vendosura arrijnë në rreth 4.1 milionë lekë. Kontrollet janë kryer mbi bazën e analizës së risku ku janë verifikuar tre mjete. Gjatë procedurave të kontrollit janë konstatuar mallra të padeklaruara, si dhe raste kur natyra e mallit të deklaruar nuk përputhej me atë që u gjet gjatë verifikimit. Sipas autoriteteve, këto shkelje dyshohet se janë kryer me qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve doganore. Mallrat janë sekuestruar, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë marrë masat administrative përkatëse. Në vijim të procedurave rastet janë referuar edhe në Prokurori për veprime të mëtejshme. Nga të...