Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen nënkryetarët

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen nënkryetarët

kuvendi i kosoves KOSOVË- Kuvendi i Republikës së Kosovës është konstituuar, duke i dhënë fund ngërçit politik prej javësh. Procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve u mbyll sot pavarësisht bojkotit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe heqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares. Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 75 vota pro. Emilia Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve joserbe. Nga radhët e komunitetit serb, nënkryetare është zgjedhur Tanja Vujoviç. Ndërkohë, kandidatët e tjerë nga komuniteti serb nuk arritën të marrin votat e nevojshme për t’u zgjedhur në postin e nënkryetarit të Kuvendit. Pas përfundimit të votimeve, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, deklaroi konstituimin e Kuvendit të Kosovës.  “Me këtë rast...