Konflikti degjeneron në kërcënim me armë, arrestohet 36-vjeçari
Një konflikt për motive të dobëta në Durrës ka përfunduar me arrestimin e një 36-vjeçari, i dyshuar se ka kanosur me armë zjarri një 69-vjeçar. Sipas policisë, gjatë konfliktit 36-vjeçari dyshohet se ka përdorur një kallashnikov për të kërcënuar 69-vjeçarin. Pas marrjes së kallëzimit dhe veprimeve hetimore, efektivët kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur në ngjarje, si dhe një krehër me municion luftarak. 36-vjeçari u arrestua dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e konfliktit dhe dinamikën e plotë të ngjarjes. Njoftimi i Policisë “Kanosi me armë zjarri kallashnikov, një shtetas me të cilin u konfliktua për motive të dobëta,...
Burimi:
ntv.al