Konfiskohen dy garazhe dhe një apartament në Elbasan, Prokuroria: Me prejardhje kriminale nga Mbretëria e Bashkuar

Konfiskohen dy garazhe dhe një apartament në Elbasan, Prokuroria: Me prejardhje kriminale nga Mbretëria e Bashkuar

Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, janë konfiskuar tre pasuri të paluajtshme të shtetasit me inicialet L.C., i cili u shpall fajtor për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryer jashtë vendit. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, hetimet zbuluan se pasuritë e konfiskuara në qytetin e Elbasanit – një apartament dhe dy garazhe – ishin blerë me të ardhura të përfituara nga veprimtaria kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. Vendimi për konfiskimin e këtyre pasurive u mor në përfundim të gjykimit të procedimit penal nr.713, i vitit 2023. Prokuroria thekson se veprimi është pjesë...
Burimi: Sot.com.al