Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York

Komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar një protestë në New York, pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas njoftimit të platformës “Liria ka Emër”, tubimi do të zhvillohet të martën, më 22 shtator, në orën 18:00, në “Dag Hammarskjöld Plaza”, pranë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Protesta është thirrur nga pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe organizatorët synojnë të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale dhe zhvillimet që kanë pasuar procesin gjyqësor në Hagë. Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për vepra penale të lidhura me luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25...