Komunistët për Fan Nolin: I zgjuar e dinak, njeri i lekut, por mos të sulmohet

Komunistët për Fan Nolin: I zgjuar e dinak, njeri i lekut, por mos të sulmohet

Nga: Kastriot Dervishi Në një informacion pa datë të Zbulimit Politik në të cilin është vendosur një shënim i Mehmet Shehut, thuhet se e kishin takuar Fan Nolin para një sesioni në OKB. E cilësonin “shumë të zgjuar dhe dinak”, por “njeri i lekut”. Shënohej se nuk fliste në shtyp pro regjimit komunist. Kërkohej të bëhej diçka, sepse kolonia shqiptare nuk e njihte 29 nëntorin si festë. Dyshohej se mund të ishte “agjent i amerikanëve”, por prova nuk kishin. Propozohej që regjimi mos ta sulmonte Nolin për gabimet që mund të ketë bërë; të mbante korrespondencë me udhëheqësit e Shqipërisë; Kisha të mbante korrespondencë dhe ta mbante në lidhje, të caktohej anëtar nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve. Në pranverë të vitit 1958, Fan Noli, duke...