Komploti i Taksimit dhe Kosova si strumbullar i lëvizjes për pavarësi të Shqipërisë

Komploti i Taksimit dhe Kosova si strumbullar i lëvizjes për pavarësi të Shqipërisë

Nga: Hasan Prishtina (pjesë nga libri Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912) Mbledhja u mbajtë nën kryetari t’Ismail Kemalit. Tue marrë para sysh randsin e çashtjes qi kishim për të bisedue proponova me u betue të gjith para se të fillojshim kuvendin Ky proponim u pranue dhe betimi u ba tue dhanë fjalën e nderes seicili prej nesh mos me i kallxue kurrkujt shka do t’u flitte e t’u vendote n’at mbledhje Mbas betimit filloi kuvendi. U numruen e u përmenden dhe nji here krejt mizorit e “Jeune-turqvet” në Shqypni e politika e tyne në çashtje të shkollavet e të shkrolavet qi pat shkue gjithnji tue u rreptësue. Sa per ndonji privilegj politik e administruer jo me u marrë vesh, por nuk...