Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit
Administrata Tatimore po përmbyll procesin e verifikimit për grupin e fundit prej rreth 2 mijë aplikimesh lidhur me kompensimin e shpenzimeve arsimore të fëmijëve përmes Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA 2025). Pas përfundimit të kësaj faze kontrolli, autoritetet do të nisin menjëherë disbursimin e fondit përkatës në llogaritë bankare të përfituesve. Procesi i nisur në muajin qershor ka në qendër verifikimin e faturave të fiskalizuara, numrit të fëmijëve në ngarkim dhe saktësinë e të dhënave bankare. Vështirësitë kryesore dhe vonesat në shqyrtim lidhen me verifikimin e kodit IBAN dhe faturave që justifikojnë zbritjen e shpenzimeve arsimore deri në 100 mijë lekë. Për këtë arsye, Administrata Tatimore njoftoi se po punon për dixhitalizimin e plotë të kësaj procedure për ciklin e ardhshëm të deklarimit....
Burimi:
javanews.al