Kompany: Bayern është i uritur për gola e fitore, strategjia e rotacionit të lojtarëve po funksionon

Kompany: Bayern është i uritur për gola e fitore, strategjia e rotacionit të lojtarëve po funksionon

21 Shtator 2026 11:30 Telesport Për 90 minuta, Bayern Munich luajti si skuadra më e mirë në botë. Rezultati ishte një fitore shkatërruese 7-0 ndaj Union Berlin, ekip që ndodhet në zonën e rënies nga kategoria. “Djemtë ishin të përgatitur mendërisht për këtë ndeshje,” tha Vincent Kompany. “Ne treguam energji, e qarkulluam mirë topin dhe reaguam siç duhet pas pjesës së parë të dobët në Elversberg”, tha trajneri belg. “Treguam se kemi uri për sukses dhe duam gjithmonë të japim maksimumin. Ishte një paraqitje e mirë“, deklaroi më tej trajneri Kompany, që ka qenë më fleksibël me formacionin dhe taktikat e tij këtë sezon. Ai synon t’i mbajë lojtarët më të mirë të freskët dhe ata të rotacionit të përfshirë në lojë. “Strategjia po funksionon,...