Kompany: Arbitri donte të bënte diçka të veçantë sonte. Gjesti i Olise, jashtëzakonisht budalla

Kompany: Arbitri donte të bënte diçka të veçantë sonte. Gjesti i Olise, jashtëzakonisht budalla

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, pranoi se gjesti i rëndë josportiv i Michael Olise ishte “jashtëzakonisht budalla”, por pas barazimit spektakolar 3-3 në Stavanger, nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj arbitrit. Arbitri bullgar Georgi Kabakov drejtoi për herë të parë një ndeshje të Bayern Munich, por, sipas Kompany, që para fillimit të lojës kishte krijuar një përshtypje të keqe. “Që para ndeshjes pata menjëherë ndjesinë se arbitri donte të bënte diçka të veçantë sot”, – kritikoi trajneri belg për “Prime Video”. “Ishte jashtëzakonisht e qartë se, në një moment, arbitri do të luante një rol më të madh se i takon në ndeshje”, – shtoi Kompany. Lajm i keq për Michael Olise dhe Bayern Munich. Anësori i djathtë do të mungojë patjetër në ndeshjen e ardhshme...