Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

Komisioni zgjedhor i Izraelit tha të mërkurën se nuk kishte gjetur mashtrim në votimet e javës së kaluar, duke i dhënë një goditje përpjekjeve të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të diskredituar rezultatet. Netanyahu dhe mbështetësit e tij kanë bërë vazhdimisht pretendime të pabazuara se partitë e udhëhequra nga arabët kishin “vjedhur” zgjedhjet, ndoshta me ndihmë të huaj. Rezultatet treguan se blloku fetaro-nacionalist i Netanyahut humbi shumicën parlamentare, ndërsa partitë e udhëhequra nga arabët patën përparime të konsiderueshme. “Shqyrtimi nuk gjeti prova për parregullsi që kanë kompromentuar integritetin e zgjedhjeve ose kanë ndikuar në rezultatet e tyre”, tha komiteti në një deklaratë. Drejtori në detyrë i komisionit zgjedhor, Dean Livne, tha se hetimi i tij shqyrtoi çdo ankesë “individualisht dhe tërësisht”, por nuk gjeti prova për...