Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton krijimin e Fondit Kombëtar për Artin, rrëzohen nismat e opozitës!
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, i mbledhur nën drejtimin e zëvendëskryetares Iris Luarasi, miratoi sot projektligjin “Për krijimin dhe funksionimin e Fondit Kombëtar për Artin”, ndërsa rrëzoi me shumicë votash dy nisma ligjore të paraqitura nga deputetë të opozitës lidhur me profesionin e avokatit dhe sigurimet shoqërore. Miratohet krijimi i Fondit Kombëtar për Artin Në rendin e ditës të mbledhjes u shqyrtua projektligji “Për krijimin dhe funksionimin e Fondit Kombëtar për Artin”, një nismë e Këshillit të Ministrave. Projektligji u prezantua para anëtarëve të komisionit nga zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Lira Pipa, ndërsa u relatua nga deputeti Piro Dhima. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni e miratoi nismën në parim, nen për nen dhe në tërësi. Rrëzohen nismat...
Burimi:
javanews.al