Komisioni i Licencimit, takim me Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve

Komisioni i Licencimit, takim me Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve

Komisioni Ligjor dhe i Licencimit pranë Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së zhvilloi një mbledhje me anëtarët e Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, një takim i rëndësishëm për vlerësimin e punës së këtij organi të drejtësisë sportive dhe përcaktimin e prioriteteve për të ardhmen. Mbledhja u mbajt në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe në të morën pjesë Drejtori Administrativ i FSHF-së, z. Aldi Topçiu, Kryetari i Komisionit Ligjor, z. Envi Hicka, Drejtoresha e Departamentit Ligjor, znj. Erisa Vora, si edhe arbitra dhe anëtarë të trupës së DHZM. Gjatë mbledhjes u diskutua mbi ecurinë e deritanishme të punës, sfidat e hasura...
Burimi: Telesport.al