Komisioni i Disiplinës, “varfëron” klubet, 50 mijë lekë gjobë për 3 nga skuadrat e Superiores
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike vendimet e Komisionit të Disiplinës për javën e 27-të. Kështu, tri klubet e Superiores, Tirana, Elbasani dhe Flamurtari janë gjobitur në vlerën e 50 mijë Lekësh të reja, për shkak të sjelljeve të gabuar të spektatorëve në stadium. I ashpër ka qenë disiplina dhe me kapitenin e Teutës, Blerim Kotobellin i cili është pezulluar me katër ndeshje nga aktivitetet sportive. Gjithashtu, edhe Ardit Deliut i është pranuar kërkesa e tij për t’u dëmshpërblyer nga klubi i Tiranës, duke fituar gjyqin ndaj kryeqytetasve, të cilët kanë një afat prej 30 ditësh për të ekzekutuar vendimin. VENDIMET: KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të tifozerisë kundërshtare, në bazë...
Burimi:
top-channel.tv