Komisioni Europian: Vazhdojmë përpara me zgjerimin e BE me Shqipërinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi!
Pas vendimit të marrë dje nga shtetet anëtare, për ditët në vijim janë planifikuar katër konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën. Njoftimi u bë nga Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila vuri në dukje se kjo është “hera e tretë që nga qershori” që BE-ja mban katër konferenca njëkohësisht. Nesër është edhe konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë e BE-së, ku do nënshkruhet mbyllja e Kapitullit të 20-të dhe prezent do jetë vetë kryeministri Rama. “Ky është një sinjal i qartë se procesi i zgjerimit po ecën përpara”, deklaroi ajo, duke theksuar rezultatet e arritura nga vendet kandidate dhe, në veçanti, “vendosmërinë e jashtëzakonshme” të Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Më tej, Kos tërhoqi vëmendjen te siguria dhe përafrimi...
Burimi:
javanews.al