Komentet për njeriun e “Agimit të Artë”, Fredi Beleri trazon Greqinë

Komentet për njeriun e “Agimit të Artë”, Fredi Beleri trazon Greqinë

Fredi Beleri bëri një deklaratë për Ilias Kasidiarisin, duke shkaktuar reagime në Greqi, dhe më pas u zbyth duke tërhequr pikërisht fjalinë që kishte ndezur debatin. Eurodeputeti i Demokracisë së Re foli për Kasidiarisin në një intervistë të dhënë më 10 shtator në televizionin ONE. Kur u pyet për ish-deputetin e Agimit të Artë, Beleri tha se nuk e njihte dhe se nuk kishte bashkëpunuar me të, por më pas bëri deklaratën që e futi në përplasje politike. “E di se është një nga të paktët grekë që e kreu burgun deri në ditën e fundit”, tha Beleri për Kasidiarisin. PASOK-u e interpretoi atë si lartësim të Kasidiarisit dhe kërkoi që zëdhënësi i qeverisë të distancohej publikisht nga eurodeputeti i Demokracisë së Re. Në deklaratën...