Kombëtarja U19/ Tafaj publikon listën për dy ndeshjet e raundit të dytë të Europianit ndaj Qipros dhe Armenisë
Kombëtarja U-19 do të marrë pjesë në raundin e dytë të Kampionatit Europian, në Ligën B, ku do të përballet me Qipron dhe Armeninë. Trajneri Fatjon Tafaj ka shpallur listën me 21 futbollistë të grumbulluar për këto dy sfida. Në listën e publikuar janë përfshirë 9 lojtarë që aktivizohen në klubet shqiptare, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga kampionate dhe klube jashtë Shqipërisë. Kuqezinjtë do ta nisin këtë fazë me përballjen ndaj Qipros, më 11 nëntor, në orën 13:30, në stadiumin “Sotira Municipal Stadium”. Më 14 nëntor, po në orën 13:30 dhe në të njëjtin stadium, Shqipëria U-19 do të luajë ndaj Armenisë. Lista e lojtarëve të grumbulluar: PORTIERË Raffaele Huli, Klevi Hasaj, Simon Lleshi MBROJTËS Leon Sylejmani, Spasian Nasto, Dion Vata, Lucas Cekrezi, Stiven Nikolli,...
Burimi:
sportiim.al