Kombëtarja U-15 për vajza, trajnerja Rabije Tota publikon listën për turneun zhvillimor të UEFA-s – Balkanweb.com – News24
Trajnerja e Kombëtares shqiptare U-15 për vajza, Rabije Tota, ka publikuar listën e futbollisteve të grumbulluara për turneun zhvillimor të UEFA-s, “UEFA Women’s Under-15 Development Tournament”, që do të zhvillohet në Tiranë nga data 20 deri më 25 tetor. Turneu do të organizohet nga FSHF dhe do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Letonisë, Rumanisë dhe Irlandës së Veriut. Kombëtarja U-15 e vajzave do të luajë tri ndeshje në këtë aktivitet ndërkombëtar, duke nisur me përballjen ndaj Letonisë më 20 tetor, në orën 14:30. Më 22 tetor, Shqipëria do të përballet me Rumaninë, në të njëjtën orë, ndërsa ndeshjen e fundit do ta luajë më 25 tetor, ndaj Irlandës së Veriut, në orën 14:00. Ky turne përbën një mundësi...
Burimi:
gijotina.com