Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë, RENEA “blindon” hotelin (FOTO)

Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë, RENEA “blindon” hotelin (FOTO)

Përfaqësuesja e Serbisë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në prag të përballjes me Shqipërinë, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026. Ndeshja do të zhvillohet mbrëmjen e 7 qershorit dhe ka ngjallur interes të madh sportiv dhe mediatik. Për të shmangur çdo incident të mundshëm, autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë masa të shtuara sigurie. Që nga zbarkimi në aeroportin e Rinasit, e deri në mbërritjen në hotelin ku është akomoduar delegacioni serb, ekipi është shoqëruar nga forca të shumta të Policisë së Shtetit. Gjatë kalimit të autokolonës, akset rrugore përkatëse janë bllokuar përkohësisht për të garantuar lëvizje të sigurt....
Burimi: Argjiroja.net