Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë. Nën masa të rrepta sigurie dhe me numër të lartë forcash të policisë, serbët kanë dalë nga hoteli ku qëndronin nga dita e djeshme. Dy autobusët janë nisur drejt “Air Albania”, ku do të zhvillojnë edhe nxehjen para sfidës. Kujtojmë se ndeshja Shqipëri-Serbi, do të luhet në orën 20:45.
Burimi: Opinion.al