Kolapsi i civilizimit tashmë është ‘i pashmangshëm’ 

Kolapsi i civilizimit tashmë është ‘i pashmangshëm’ 

Kolapsi i civilizimit njerëzor është tashmë “i pashmangshëm”, sipas një studiuesi që ka analizuar 5,000 vjet histori. Dr. Luke Kemp nga Universiteti i Kembrixhit ka zbuluar modele të qarta dhe alarmante të pabarazisë, dëmtimit mjedisor, udhëheqjes së pamatur dhe sistemeve të brishta që kanë çuar në kolaps të lashtë – modele që janë të dukshme edhe në botën moderne. “Nuk mund të vendosim një datë për Ditën e Gjykimit, por duke parë 5,000 vitet e [civilizimit], mund të kuptojmë trajektoret që po ndjekim sot – dhe vetë-shkatërrimi është më i mundshmi”, i tha ai The Guardian-it. Libri i tij i ri, Mallkimi i Goliath-it (Goliath’s Curse), detajon ngritjen dhe rënien e fuqive të lashta, përfshirë Kinën perandorake, Romën dhe Majat klasike të Ultësirës. Ndërsa ato...