KoKo Fest hap siparin, Korça pret maratonën e komedisë shqiptare

KoKo Fest hap siparin, Korça pret maratonën e komedisë shqiptare

Korça është kthyer sërish në një nga qendrat kryesore të humorit dhe teatrit shqiptar, me nisjen e edicionit të 13-të të KoKo Fest. Festivali ka çelur siparin me shfaqjen muzikore “Katedralja”, duke rikthyer në skenë një maratonë teatrore që premton mbrëmje të mbushura me humor, emocione dhe mesazhe të forta. Përgjatë ditëve të festivalit, publiku korçar do të ketë mundësinë të ndjekë 9 shfaqje në konkurrim, të sjella nga trupa dhe produksione të ndryshme shqiptare. Nëpërmjet tyre, skena e KoKo Fest do të sjellë një panoramë të larmishme të komedisë dhe teatrit shqiptar, duke ndërthurur stile, zhanre dhe qasje të ndryshme artistike. Një nga veçoritë e këtij edicioni është prania e disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare. Në festival do të ngjiten...