“Koha e dorëheqjes ka mbaruar”- Aktivisti Edison Lika: Rama do ta mbyllë karrierën e tij politike me pranga
Në ditën e 118-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktivisti Edison Lika ka mbajtur një fjalim para protestuesve, duke ashpërsuar retorikën ndaj kreut të qeverisë. Lika deklaroi se faza e kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit ka përfunduar dhe se protestat do të vijojnë me një tjetër thirrje. Ai tha se Edi Rama nuk do ta përfundojë karrierën politike përmes dorëheqjes, por me pranga. “Nga sot u themi kryeministrit se koha për dorëheqje ka mbaruar, nga sot do thërrasim arrestoni Ramën. Rama nuk do jetë aq me fat sa të mbyllë karrierën politike me dorëheqje, ai do ta mbyllë karrierën politike në pranga”, tha Lika.
Burimi:
gijotina.com