“Kodi Zgjedhor ka nevojë për ndryshime”- Zv/ministri Qefalia: Deputetët e listave të mbyllura s’kanë shumë kontakt me qytetarët!
Zëvendësministri i Brendshëm Xhemal Qefalia komentoi sot (3 shtator) situatën lidhur me takimet e çdo të premteje me qytetarët, nismë e prezantuar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të “Pranisë Besnike”. Ish-ligjvënësi socialist Qefalia theksoi se deputetët duhet të flasin me qytetarët duke i parë në sy, duke dëgjuar hallet e tyre me empati dhe jo në mënyrë formale. “Ne jemi përballë faktit që gjëja do fillojë të premten në orën 17:00, me takime individuale pa reklamë. Koha do tregojë sa efektive do jetë kjo, por të jeni të bindur që do jetë shumë efektive, pasi shikoj metodologjinë e ndjekur në vite, dhe fakti që këto gjëra do të jenë tashmë edhe transparente, ku qytetari do të jetë i vetëdijshëm për një çështje që e...
Burimi:
javanews.al