Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kodi i ri Penal, 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin
Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, i prezantuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë. Mes shumë neneve të propozuara, përfshihen ndryshime për kontrollin teknik të mjeteve. Në nenin e draftit të Kodit të Ri Penal thuhet se moskryerja e kontrollit teknik të mjeteve motorike apo në kundërshtim me ligjin do të konsiderohet kundërvajtje penale që dënohet me gjobë deri në dy vite burg. “Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik të mjeteve motorike, apo kryerja e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, nga personi i cili ka për detyrë ta kryejë...