Klodiana Lala: Brenda institucioneve ka persona që paguhen me taksat tona, gati për të dhunuar protestuesit

Klodiana Lala: Brenda institucioneve ka persona që paguhen me taksat tona, gati për të dhunuar protestuesit

Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur shqetësime serioze lidhur me masat e marra për mbrojtjen e selisë së Partisë Socialiste dhe institucioneve shtetërore gjatë protestave në Tiranë. Ajo kritikoi përfshirjen e zyrtarëve publikë në përballjet me protestuesit, si dhe angazhimin e forcave speciale për menaxhimin e demonstratave. Duke iu referuar një incidenti pranë selisë së PS-së, Lala deklaroi se disa zyrtarë vendorë kanë dalë nga ambientet e selisë të pajisur me shkopinj dhe janë përfshirë në përplasje me protestuesit. Ajo e konsideroi këtë një situatë shqetësuese, duke vënë në pikëpyetje arsyet pse mbrojtja e institucioneve politike nuk i lihet vetëm strukturave përgjegjëse të rendit. ”Ka pasur një episod te selia e PS. Dy ditë më parë protestuesit shkuan atje afër te selia vetem me disa gurë....