Klodiana e Shëndetësisë anulon tenderin 50 milionë € të dializës
Lufta për ndarjen e plaçkës tek Shëndetësia ka kulmuar me një vendim të papreçedentë. Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore ka anulluar zyrtarisht tenderin 50 milionë euro për shërbimin e dializës gjatë katër viteve të ardhshme, edhe pse kishte shpallur fitues të kësaj proçedure suedezët e Diaverum. Sipas dokumentave të depozituara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, arsyeja e anullimit të tenderit ka qenë sepse dokumentat e tij përmbajnë gabime të rëndësishme. Anullimi i një tenderi kaq të madh pas shpalljes së fituesit është një vendim shumë i pazakontë. Por cilat janë arsyet se pse Klodiana Spahiu e anulloi tenderin e majmë? Gjithçka lidhet me luftën e ashpër për të shtënë në dorë llokmat e buxhetit të shëndetësisë. Tenderi Tenderi për shërbimin katërvjeçar të dializës u...
Burimi:
sot.com.al