Klientëve të Raiffeisen Bank u zhduken para nga llogaritë, banka nuk iu jep asnjë përgjigje
foto ilustruese TIRANË-Siguria e Raiffeisen Bank lë shumë për të dëshiruar ku përveç alarmeve të njëpasnjëshme me SMS të rreme për të bindur njerëzit të japin të dhënat e tyre bankare, klientët po përballen edhe me vjedhje të para nga llogaritë e tyre bankare. Sipas denoncimeve të fundit të klientëve për faqen antidroga, në sistem paratë figurojnë si tërheqje nga bankomati, edhe pse ata thonë se nuk i kanë tërhequr vetë. Ndryshe nga një tërheqje normale ku sistemi tregon edhe bankomatin dhe vendndodhjen, te këto transaksione shfaqet vetëm “Tërheqje në ATM”, pa u treguar se në cilin bankomat është kryer. Disa prej klientëve thonë se kanë tentuar të kontaktojnë bankën Raiffeisen për sqarime, por nuk kanë marrë ende një përgjigje se çfarë ka ndodhur sepse banka nuk përgjigjet....
Burimi:
zeri.ai