KLGJ dhe KLP rritën pagat, reagon ministri Gogu: Qeveria nuk paguan pa ligj, Kuvendi do të zgjidhë ngërçin

KLGJ dhe KLP rritën pagat, reagon ministri Gogu: Qeveria nuk paguan pa ligj, Kuvendi do të zgjidhë ngërçin

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për pagat, duke e zhvendosur çështjen te Kuvendi dhe te boshllëku ligjor që, sipas tij, pengon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gogu deklaroi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe se asnjë institucion nuk mund t’i negociojë apo relativizojë ato. Por ministri theksoi se përdorimi i parave të buxhetit kërkon autorizim ligjor. “Paraja publike është para e qytetarëve, jo e qeverisë. Çdo qindarkë e buxhetit të shtetit duhet të ketë autorizim ligjor për t’u shpenzuar. Ky është parimi më i rëndësishëm për të gjithë, vlen për të gjithë njësoj. Këtë përgjegjshmëri që qytetarët presin nga ne, do ta mbrojmë pa asnjë hezitim”,...