Kjo është toka në Palasë, “molla e sherrit” mes biznesmenëve Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës (FOTO)

Kjo është toka në Palasë, “molla e sherrit” mes biznesmenëve Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës (FOTO)

vasil bedinaj-luan muca VLORË- Kjo është toka në Palasë që dyshohet se qëndron në qendër të konfliktit mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça, përplasje e regjistruar mesditën e sotme në ambientet e Hotel Regina në Vlorë. Burime për ZËRI-n bënë me dije se konflikti mes tyre lidhet pikërisht me këtë tokë, ku është parashikuar ndërtimi i një resorti nga pronari i "Delta Group". Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke për të cilën dyshohet se të dyja palët pretendojnë të drejta pronësie. toka ne palase Mësohet se për biznesmeni Luan Muça e kishte blerë tokën, duke marrë edhe vërtetimin e pronësisë. Por, pas përfundimit të procedurave, disa banorë të zonës kanë shfaqur pretendimet e tyre, duke deklaruar se ishin pronarë të së njëjtës pronë. Ndërkohë, biznesmeni Muça ka hyrë...