Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kjo është skuadra e tretë që bie nga Premier League
👁11406
Pas Southampton dhe Leicester, në Championship ka rënë edhe skuadra e Ipswich. Humbja e fundit ndaj Newcastle me rezultatin 3-0 në javën e 34-t të Premier League, ka zyrtarizuar rënien e skuadrës së drejtuar nga McKenna. Skuadra e Ipswich mban vendin e 18-të me 21 pikë të grumbulluara dhe matematikisht e ka të pamundur mbijetesën. Diferenca me West Ham të vendit të 17-të është plot 15 pikë dhe ka vendosur ekipin tjetër që bie në kategorinë e dytë të futbollit në Angli.