Kjo është 25 vjeçarja që ia mori jetën vjehrra e saj për këtë arsye banale

Kjo është 25 vjeçarja që ia mori jetën vjehrra e saj për këtë arsye banale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stamboll të Turqisë, ku një 25-vjeçare, e identifikuar me inicialet B.S., ka humbur jetën brenda banesës së saj. Për rastin është arrestuar vjehrra e saj, 58-vjeçarja me inicialet N.K. Sipas raportimeve të mediave turke, ngjarja ka ndodhur të shtunën, pas një konflikti mes dy grave. Autoritetet dyshojnë se 58-vjeçarja ka përdorur armë zjarri, duke i shkaktuar 25-vjeçares plagë fatale. Pas ngjarjes, e dyshuara raportohet se ka dalë në ballkon dhe ka pritur mbërritjen e policisë. Mediat turke kanë raportuar gjithashtu për një deklaratë të saj drejtuar fqinjëve, e cila lidhet me pretendimet e saj për “nderin”. Sipas versionit të dhënë nga e dyshuara gjatë marrjes në pyetje, konflikti ka nisur pas dyshimeve të saj për një marrëdhënie jashtëmartesore...