Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë e tij, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, ja për çfarë dyshohet
Një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën ditën e djeshme (14 korrik) pranë një plazhi në Dhërmi. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu me iniciale A.H dyshohet se humbi jetën për shkaqe natyrale. Sakaq do të jetë autopsia mjekoligjore ajo që do të japë me saktësi shkakun e vdekjes së të riut. Autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Mësohet se i riu ndërroi jetë teksa ndodhej në fushën e volejbollit në afërsi të plazhit në Dhërmi. 20-vjeçari fatkeq kishte ardhur në Dhërmi me pushime së...